Islanda, ishulli me 350 mijë banorë që kualifikohet në botëror

10/10/2017 00:00

Islanda shkruan një tjetër faqe të historisë së futbollit botëror.

Skuadra nga ishulli me 350 mijë banorë arriti të mposhte 2-0 Kosovën për të siguruar kualifikimin direkt për në fazën finale të Botërorit, dika që e arrin për herë të parë.

Një ngjarje kjo që bëri që qendra e Reikjavikut të pushtohet i gjithi nga tifozët që kishin dalë për të festuar këtë kualifikim historik së bashku me skuadrën e tyre e cila zbriti në rrugë për të kryer paradën e zakonshme në raste të tilla.

Për më tepër, Islanda vendosi edhe një rekord tjetër, pasi u bë shteti më i vogël që ka marrë pjesë ndonjëherë në një kupë Bote duke thyer atë të vitit 2006 nga Trinidad Tobago që kishte një popullsi prej 1.3 milionë banorësh.

Top Channel