Surprizë e kushtueshme për Afrikën e Jugut, bizhuteri me vlerë 40 mijë euro, dhuratë për futbollistët
Përfaqësuesja e Kosovës uli siparin e një fushate eliminatore të dështuar për botërorin, e para në historinë e shtetit shqipfolës.
Skuadra e trajnerit në largim Albert Bunjaku, humbi 2-0 në Islandë përballë ishullorëve, në një ndeshje ku vendasit treguan se meritojnë kualifikimin në Rusi 2018.
Gylfi Sigurdsson në fraksionin e parë dhe Johann Gudmundsson në të dytin, ishin autorët e golave për ekipin që merr kështu një biletë direkte në botërorin e vitit të ardhshëm.
Për Kosovën e cila mori pjesë për herë të parë në kualifikime për botëror, kjo ishte humbja e nëntë radhazi. Në këto eliminatore skuadra e Bunjakut ka arritur të marrë vetëm 1 pikë ndërsa Islanda u konfirmua në krye të grupit duke detyruar kroacinë të impenjohet në Play Off.
Top Channel