Kërkesat për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik, ministri Karakaçi: Jemi duke e marrë në konsideratë 16 deputetët e ekzekutuar 7 dekada me parë i bëri bashkë politika, por edhe më shumë akoma, mendimi ndryshe për ta ndarë Shqipërinë nga izolimi komunist.
Por, koha ishte e shkurtër dhe në fund ndanë të njëjtin fat, pushkatimin apo varjen në litar në emër të idealeve të demokracisë dhe politikës.
70-vjetori i ekzekutimit të tyre u përkujtua në një seancë të posaçme në Parlament, “Deputetët për deputetët”, organizuar nga Autoriteti për Hapjen e Dosjeve. Por, edhe këtë herë politika ishte e ndarë në qëndrime, pavarësisht të shkuarës që sot nuk mund të ndryshohet.
“Të përjetosh sot frymën aq të shëndetshme të sakrificës që i çoi në asgjësim këta paraardhës tanët është e vështirë. Nuk mund të mos harrosh se sa shpesh dhe në mënyrë të padenjë shpeshherë shkelet këtu në këtë sallë çdo javë ajo frymë”, tha kryeministri Edi Rama.
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi: “Duhet të gjejmë dhe identifikojmë të gjitha eshtrat e viktimave të komunizmit. Duhet të nderojmë emrat dhe kontributin e të gjithë martirëve të vërtetë të demokracisë. Unë ndihem i turpëruar që jam pjesë e një Kuvendi që drejtohet nga një prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut”.
Top Channel