Befason Ibrahimoviç, në fushë ndoshta në dhjetor

10/10/2017 00:00

Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet më shpejt nga sa u mendua në fushat e lojës. Sulmuesi suedez që pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me Anderlechtin në sezonin e kaluar të Europa League është ende në fazën e riaftësimit dhe si limiti për kthimin e tij në fushën e lojës u vendos muaji janar i 2018.

Por mesa duket, gjërat po shkojnë shumë më mirë për 36-vjeçarin që tashmë e ka fiksuar datën e re për kthimin e tij; 2 dhjetorin  e 2017 pikërisht kur Manchester United do të luajë ndaj Arsenalit.

“Pas operacionit kam punuar shumë”, kishte deklaruar ditë më parë Ibrahimoviç, “nuk kam bërë pushime. Është një sfidë e re, por unë jam i fortë në aspektin psikologjik. Kur e vendos një objektiv, nuk ka asgjë që të më ndalojë”.

Top Channel