19-vjeçarët e Shqipërisë i mbyllin me turp eliminatoret

10/10/2017 00:00

Në ndeshjen e fundit për eliminatoret e Europianit, 19-vjeçarët shqiptarë janë shpartalluar 1-7 nga Norvegjia në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani kishte shpresa për të kaluar në “Elite Round” në rast të një fitoreje me 3 gola diferencë, por ndodhi e kundërta pasi pësuam 7 të tillë nga kundërshtarët norvegjezë, ndërsa mundëm të shënojmë vetëm një gol.

Shqipëria e nis në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar në avantazh me anë të Klajdi Burbën në minutën e 12, por vetëm kaq, pasi e gjithë pjesa tjetër e ndeshjes do t’i takonte kundërshtarëve.

Norvegjia arrin të shënojë 4 gola në pjesën e parë, ndërsa edhe 3 të tjerë në 45 minutat e dyta.

Së bashku me Norvegjinë, nga grupi ku bënte pjesë Shqipëria, është kualifikuar në “Elite Round” edhe Ukraina.

Top Channel