Tavecchio na ka frikën, Duka i uron humbjen

09/10/2017 00:00

Në aktivitetin e organizuar në ekspozitën e katër kupave të botës të Italisë në Teatrin Migjeni të Shkodrës, në vigjilje të ndeshjes Shqipëri-Itali, morën pjesë edhe dy Presidentët e federatave të futbollit.

Carlo Tavecchio, kreu i federatës italiane shqiptarët i quajti miq, që në fushë i ka frikë.

“Shqipëria është një komb mik për të cilin kemi shumë respekt…edhe frikë kur jemi në fushën e lojës. Le të fitojë më i miri sonte. Ky është urimi im për sonte!”, deklaroi ai.

Presidenti Duka bëri dy urime dhe i pari ishte i drejtpërdrejtë.

“Është një ndeshje historike për ne. Për herë të parë luajmë kundër Italisë në Shqipëri dhe e bëjmë këtë në qytetin ku ka lindur futbolli shqiptar. Do të bëja dy urime për sonte; uroj që Italia të humbë ndeshjen dhe në ndeshjen e ardhshme të vijnë me pesë kupa bote në Tiranë në stadiumin tonë të ri, pavarësisht se do të shkojnë në botëror përmes play off-it”, u shpreh ai.

Top Channel