
Opozita vendosi ta intensifikojë aktivitetin parlamentar duke rikthyer seancat e pyetjeve të mërkurave për Kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë, me qëllim, siç tha Lulzim Basha, për t’i dhënë fund shmangies nga përgjegjësia.
“Tani ka hapur Pallatin e Brigadave. Nga një anë sillet si bahçevan, nga ana tjetër me taksat e rritura, u jep bar qytetarëve. Nga lidhja me krimin nuk hapen negociatat”, deklaroi kreu i PD.
Ajo që Lulzim Basha e quan aleancë të Qeverisë me krimin ka përcaktuar edhe qëndrimin e Partisë Demokratike për të mos pranuar ofertën e Ramës për vazhdimësinë e marrëveshjes së 18 majit.
“Me opozitën, vetëm përballje. Konsensusin e ka me sejdinët e krimit ai”, u shpreh Basha.
Në përballjen e opozitës prioritet do të vazhdojnë të jenë zgjedhjet dhe reforma zgjedhore, që nis të enjten në krye të axhendës.
“Pa rivendosur institucionin e zgjedhjeve shqiptarët kurrë nuk do të kenë një qeveri që do të mendojë për ta, por do të mendojë për ata që e sollën në pushtet. Asgjë e mirë nuk do të shkojë mirë në shtëpinë tonë të përbashkët që është Shqipëria”, tha Lulzim Basha.
Top Channel