Shqipëri-Italia bën bashkë Ramën e Nanon

09/10/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama zgjodhi t’u drejtohet me gjuhën e tyre italianëve gjatë aktivitetit të organizuar në Teatrin Migjeni, ku u shfaqën katër trofetë e botës së fituar nga “Axurrët” ndër vite.

Mes të pranishmëve në sallë ishte edhe ish-Kryeministri dhe paraardhësi i Ramës në krye të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Rama dhe Nano do të jenë bashkë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të ndjekur Shqipërinë dhe Italinë.

Shfaqja së bashku në publik e Nanos dhe Ramës mbërrin pas mbështetjes që ish-kreu i PS-së i bëri pasardhësit të tij në fushatë dhe mes zërave se marrëdhënia e tyre është ringritur, ose nëse përdorim termin e preferuar të Kryeministrit; e rilindur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta