A do të sulmojë Irani Shqipërinë? Rama në “Flasim”: E patë me Turqinë, NATO e tregoi që ky reagim vlen për të gjithë vendet anëtare të saj Edhe pse një ditë më parë shprehu besimin se qeveria shqiptare do të marrë një sinjal pozitiv në 100 ditët e para të punës, kryeministri Rama pranon se ende nuk ka një datë për çeljen e negociatave për vendin tonë. E për këtë, Edi Rama gishtin e drejton te Brukseli.
“Kjo nuk dihet kurrë me BE-në, sepse tek ajo ndryshojnë vazhdimisht pozicionet dhe kushtet. Ne i kemi kryer të gjitha dhe do të shohim. Mund të bëhet vitin e ardhshëm, në qoftë se Këshilli i BE-së shpreh një mendim pozitiv për këtë, por edhe mund të ndodhë që mos të bëhet vitin e ardhshëm. Nuk është fjala për Shqipërinë. Procesi i zgjerimit është bërë gjithnjë e më shumë jo i drejtë dhe për shtetet më pak i parashikueshëm. Kjo ka të bëjë me vet Europën”, tha kryeministri Edi Rama.
Por kryeministri thotë se nuk pret kurrsesi një ndryshim kursi në strategjinë e zgjerimit.
“Është thjesht jo e drejtë që ne nuk jemi në tratativa! Unë nuk e kuptoj këtë frikë të pabesueshme të udhëheqësve europianë, kur ata vazhdimisht lidhin fillimin e tratativave për anëtarësim me zgjedhjet (në vendet) e tyre, ose me mosdashjen e opinionit publik. Kjo është çmenduri! Do të ishte e kuptueshme, po të ishte puna për vetanëtarësimin, por këtu bëhet fjalë për tratativa. Pra, për këta politikanë do të ishte shumë e thjeshtë të thonë: Ne nuk do të pranojmë kurrë shtete të reja në BE, në qoftë se ata nuk plotësojnë kriteret”, deklaron Rama.
Në intervistën e dhënë për gazetën austriake “Der Standard”, kreu i qeverisë flet edhe për atë që e cilëson “Pallati i ri i drejtësisë”, në të cilin pas skanimit, shumë banorë nuk do të lejohen të futen më brenda.
“Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve me siguri do të pushohet. Procesi i tanishëm nuk lejon hapësirë për ta, që ata t’i shpëtojnë, apo të depërtojnë në sistem”, shprehet kryeministri Rama.
Top Channel