Humbje pa pasoja, e mbyllim të tretët

09/10/2017 00:00

Spektakël para ndeshjes, spektakël në fushë dhe spektakël në shkallët e stadiumit, ndërsa tre pikët i mori skuadra që kishte më shumë nevojë për to, Italia.

Kuqezinjtë u përballën si të barabartë ndaj italianëve, ndërsa në minutat e para Panucci u kërkonte vazhdimisht të bëjnë presing të lartë. Italia nga ana tjetër, luante shumë e kujdesur dhe mundohej të mbajë kontrollin e topit dhe të sulmojë gradualisht.

Në 45 minutat e para, kuqezinjtë godasin tre herë rrezikshëm drejt portës së Buffon, ndërsa Italia kërcënon vetëm një herë Berishën, me anë të Immobiles.

Edhe pjesa e dytë foli më shumë për kuqezinjtë, që kërkonin me ngulm të shënonin në portën e Buffon dhe iu afruan në disa raste, veçanërisht me goditjen e Grezdës dhe një krosim në zonë, që për pak nuk u dërgua në portën e tij nga Chielini. Por, golin e shënuan italianët, që shfrytëzuan mjaft mirë një gabim në vendosje të kapitenit Agolli dhe kaluan në avantazh me anë të Candrevës.

Në fund, humbim 0-1, por arrijmë objektivin, duke mbajtur vendin e tretë në grup.

FOTO GALERI
1/43

Top Channel