Gjermania, nota ’10’ e eliminatoreve

08/10/2017 00:00

Gjermania mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Azerbajxhanin, duke vendosur edhe një rekord në këto eliminatore.

Skuadra e drejtuar nga Joakim Low, është e vetmja që ka marrë pikë të plota, me 10 fitore në po kaq takime.

Skuadra gjermane nuk e vuri për asnjë moment në diskutim kualifikimin për në botërorin rus, por e siguroi matematikishte vetëm para tre ditëve.

Në takimin e sotëm Goretzka shënoi dy gola dhe Wagner, Rudiger e Emre Can nga një, ndërsa Azerbajxhani barazoi rezultatin e 45 minutëshit të parë me anë të Sheydaev.

Top Channel