Vettel e nis në kryesim fundjavën japoneze

06/10/2017 08:40

Sebastian Vettel e nisi mirë fundjavën japoneze të garave, duke vendosur kohën më të shpejtë në sesionin e parë të lirë.

Me dy të dhjetat më shpejt se Hamilton, gjermani la një shenjë se ai është ende në luftën për titull. Vettel e ndali kronometrin në kohën 1.29.166, përpara se spanjolli i Toro Rosso, Carlos Sainz të shkaktonte një përplasje të dhunshme.

Koha e dytë më e mirë ishte ajo e Hamilton, ndërsa pas tij u rendit Ricciardo me kohën 1.29.541.

Renditja ishte e njejtë sipas makinave, por me shokët e skuadrave përkatëse, me Raikkonen në vendin e 4, Bottas i pesti dhe Verstappen i gjashti. Pasdite me orën lokale të Suzukës priten reshje të forta shiu.

Top Channel