Takimi për planin vendor të Himarës

06/10/2017 00:00

Ashtu siç ishte rënë dakord pas takimit të zhvilluar një javë më parë në Vlorë,  një përfaqësi e banorëve të Himarës u takua këtë të premte me kryetarin e Bashkisë Jorgo Goro, ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjuknuri dhe atë të Kulturës, Mirela Kumbaro lidhur me Planin e Përgjithshëm Vendor të Himarës.

Edhe pse ishte rënë dakord që më parë që të pranishëm në takim do të ishin një përfaqesi e banorëve, shumë qytetarë u mblodhën pranë mjediseve ku do të zhvillohej mbledhja dhe kërkuan që të gjithë të merrnin pjesë në takim.

Forca të shumta policie siguruan rendin dhe qetësinë rreth stadiumit të Himarës. Në ndihmë të policisë lokale kishin ardhur edhe forca policie nga Vlora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB