Spanja galaktike, Panucci e tepron me eksperimentet (Notat)

06/10/2017 00:00

Spanja ka çmontuar në copëza edhe gjigandët më të mëdhenj të futbollit botëror, ndaj pritshmëritë për të luajtur si të barabartë nuk na kishin shkuar ndër mend, por edhe shpartallim në 11 minuta është më shumë se e tepruar.

Panucci në mendjen e tij ka patur shumë dilema, aq sa e reflektoi të zgjedhjet që bëri dhe pozicionet e futbollistëve. Hysaj i mbivendosur me Balliun, Memolla që nuk bën dot Agollin, por pavarësisht gabimeve tona, luanim kundër një Spanje që është më e fortë se kurrë.

Dhe në një ndeshje ku kundërshtari dominon në të gjitha statiskat, apo edhe atëherë kur ne tentuam të bëhemi protagonistë, na mbytën shtyllat, është e vështirë që të vendosësh notat.

FOTO GALERI
10/15
Grezda 5.5 – Një kualitet që nuk u fsheh nga madhështia e Spanjës, por që luajti me shumë grintë dhe vendosmëri. Presingu I lartë në pjesën e parë, bëri që të shfaqeshin shenjat e lodhjes.

Top Channel