Raikkonen i kënaqur: Sinjalet janë të mira

06/10/2017 00:00

Edhe pse u rendit i katërti në sesionin e parë dhe me një diferencë prej gjysmë sekonde nga shoku i skuadrës, Kimi Raikkonen është shprehur i kënaqur me paraqitjen e makinës në pistën e Japonisë.

“Makina u paraqit mirë. E dinim që do të kishte reshje në sesionin e dytë, ndaj realizuam më shumë xhiro në të parin. Kemi krijuar një ide të mirë dhe në tërësi mund të them se kam ndjesi shumë pozitive nga makina dhe paraqitja e bërë. Duhet të presim provat, e veçanërisht kushtet e garimit, por gjithsesi ne duhet të bëjmë më të mirën tonë”, tha finlandezi.

Ashtu si edhe Vettel, Raikkonen në sesioni  e dytë të provave të lira nuk zhvilloi asnjë xhiro, pasi kushtet e pistës ishin ekstremisht të këqija.

Top Channel