Kufiri me Malin e Zi, Haradinaj: Vija aktuale është gabim

06/10/2017 00:00

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj këmbëngul në qëndrimin e tij se Komisioni i shenjimit të vijës kufitare me Malin e Zi ka gabuar.

Në një intervistë dhënë për Radio Evropa e Lirë, Haradinaj thotë se në rastin e parë që do të gjendet një pikë ku është vendosur në dëm të Kosovës do të kërkohet një marrëveshje e re demarkacioni me Podgoricën.

“Ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën dhe pasi të kemi diçka për të rihapur temën, atëherë do t’u drejtohem gjithë partnerëve në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtarë që të trajtohet kjo temë ashtu siç duhet”, deklaron Haradinaj.

Sipas shefit të qeverisë kosovare ka shembuj ndërkombëtarë plot për procedura të tilla.

“Janë vende të BE-së, NATO-s dhe ne nuk do të bëjmë përjashtim dhe do të respektojmë procedurat ndërkombëtare”, thotë ai.

Haradinaj deklaron se gjetja e një zgjidhjeje është në të mirë të të dyja palëve.

“Duhet ndihma e ndërkombëtarëve, por edhe mirëkuptimi i palës malazeze”, shprehet ai.

Top Channel