Kosovë-Ukrainë, sfida ku kërkohet fitorja

06/10/2017 00:00

Përveç Kombëtares shqiptare, sot në mbrëmje zbret në fushën e lojës edhe skuadra përfaqësueses e Kosovës që do të luajë përballë Ukrainës së Andriy Shevchenkos.

Skuadra e Albert Bunjakit ka arritur të fitojë vetëm pikë në këto eliminatiore dhe në sfidën që do të luhet në Shkodër ajo do të kërkojë të bëjë sa më mirë. Sipas medias kosovare, trajneri Bunjaki po  mendon të aplikojë skemën 4-1-4-1 me Ujkanin në portë, Paçaradën, Rrahmanin, Jashanicën dhe Vojvodën në mbrojtje.

Përpara tyre do të jetë Alushi, ndërsa në mesfushë janë preferuar Berisha, Zeneli, Kryeziu dhe Rashica që do të jenë në mbështetje të sulmuesit Nuhiu.

Ndërsa te Ukraina, trajneri Andriy Shevchenko ka zgjedhur sistemin 4-2-3-1 për të tentuar të marrë pikët e radhës në këto eliminatore. Gjë që u theksua edhe nga vetë trajneri Shevchenko.

Ky i fundit shfaqi respektin për skuadrën e Kosovës sidomos pas paraqitjet e saj në sfidat me Finlandën e Kroacisë që i humbi me rezultat minimal, duke shtuar se fitorja ndaj kësaj skuadre ka shumë rëndësi pasi në lojë është vendi i parë në grup.

Ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës do të luhet në orën 20:45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Top Channel