F1, shiu bllokon provat, Hamilton kryeson

06/10/2017 09:00

Lewis Hamilton e mbajti në vendin e parë Mercedesin për 4 xhiro në kushte ekstremisht të vështirë, duke rrëmbyer edhe primatin e sesionit të dytë të provave të lira.

Ashtu siç pritej, sesioni i pasdites në Suzuka u zhvillua në kushte atmosferike aspak të përshtatshme, madje vetëm 5 pilotë arritën të vendosnin kohë, 6 të tjerë nuk shkuan më shumë se xhiro e formatimit.

Hamilton tregoi sërish më shumë guxim në kushte të rënduara atmosferike dhe në harkun e 4 xhirove arriti të vendoste kohën më të mirë me 1.48.719. Së bashku me Hamilton, kohë vendosën dy pilotët e Force India dhe pilotët e Williams.

Raikkonen dhe Vettel kryen vetëm xhiron e formatimit, pa realizuar kohë kualifikuese.

Top Channel