Vizita në Paris, Rama dhe bashkëshortja e tij priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron
Pas publikimit të raportit të Agjencisë Britanike lidhur me cilësinë e Universiteteve në Shqipëri, Universiteti i Tiranës ka mbledhur Senatin Akademik të tij.
Pasi janë shqyrtuar rekomandimet e Bordit të Akreditimit, Senati vendosi ngritjen e një grupi pune të përbërë nga senatorë përfaqësues të të gjitha fakulteteve dhe studentëve, i cili do të punojë për përgatitjen e një plan-veprimi për të përmbushur brenda afatit të përcaktuar të gjitha rekomandimet.
“Senati Akademik i UT-së sqaron publikun se Universiteti i Tiranës është tashmë i akredituar, me rekomandime për t`u përmbushur brenda një periudhe 1-vjeçare. Ky është akreditim institucional, që përfshin aspekte teknike të funksionimit të institucionit dhe jo programore/akademike”, thuhet në njoftimin për mediat.
Top Channel