
Partia Demokratike u gjobit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mosrespektimin e ligjit për barazinë gjinore në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.
Penalizimi ndaj Partisë Demokratike u vendos në masën 12 milionë lekë të reja dhe u miratua me 4 vota të anëtarëve të majtë, ndërsa kundër gjobës ndaj PD-së votoi Vera Shtjefni dhe Gëzim Veleshnja i LSI-së. Dy mbledhjet e fundit kur u mor në shqyrtim kjo çështje u shtynë për shkak të bojkotit që bënë dy anëtarët e djathtë në komision.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkoi partive politike të dorëzojnë deklaratat financiare të fushatës. Deri më tani, sipas KQZ-së, në shkelje të afatit kanë raportuar sesi i kanë shpenzuar paratë që u janë dhënë për fushatë vetëm 8 parti nga 18 që u regjistruan në zgjedhje.
Top Channel