Ruçi përjashton Bashën, solidarizohen demokratët (FOTO)
05/10/2017 00:00
Situata e tensionuar e kësaj të enjte në seancë plenare solli dhe vendimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të përjashtonte kreun e PD-së, Lulzim Basha nga Kuvendi.
Mirëpo, zoti Basha jo vetëm që nuk u largua nga salla, po mori dhe mbështetje maksimale të kolegëve të tij për këtë veprim. Vetë Basha ka postuar në profilin e tij në Facebook foton e deputetëve demokratë në sallën e Kuvendit, teksa duket se pjesa tjetër e sallës është bosh.
“Kur dhunohet fjala e lirë, largohen dhunuesit jo opozita!”, shkruan Basha në diçiturën e fotos.
Top Channel