Rama: Opozita pa ide kërkon sherr
05/10/2017 00:00
Kryeministri Edi Rama komentoi përmes rrjeteve sociale protestën e Partisë Demokratike në Kuvend, ku bllokoi foltoren në seancën plenare të kësaj të enjteje.
Deputetët e opozitës kërkuan me ngulm ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, ndërkohë që mazhoranca kërkoi shtyrjen për seancën tjetër.
Këtë protestë të opozitës, Kryeministri Edi Rama e interpreton si pasojë e “mungesës së ideve” nga ana e opozitës.
“S’kanë ide dhe duan sherr. U dhamë konsensus për atë që donin, po prapëseprapë e bllokuan foltoren. A di të ma thotë kush si mund të ndihmohen?”, shkruan Rama në Twitter.
Top Channel