Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Pas zbulimit te titullit te krijimit me te ri, koreografi francez me origjine shqiptare Angjelin Preljoçaj ka zbuluar për publikun edhe lëvizjet e premierës së tij më të re.
“Still Life” u shfaq për publikun e kryeqytetit mbrëmjen e së mërkurës në skenën e Pallatit të Kongreseve si premierë botërore, pjesë e një turi, të cilin për shkak afeksionit me vendin e origjinës, Preljoçaj e nisi nga Shqipëria.
Vanieti është ndjenja qe dominon këtë krijim të ri që është edhe pjesa e dytë e spektaklit. Në “Still life”, një krijim 50 minuta i gjatë, 6 balerinë përkthejnë në gjuhën e trupit se sa të vegjël jemi përballë një bote të madhe. Një balet që kalon jetën, vdekjen dhe pasionin.
Ndërsa pjesa e parë e spektaklit solli ‘Trait d’Union’, një kërcim i ndjerë trup me trup, një duo mashkullore që zgjat 22 minuta, një krijim i vitit ‘89, por qe i ka rezistuar kohës. Një krijim që vetë artisin e ka prekur aq shumë saqë e sjell dhe risjell në skena të ndryshme botërore, si një formë për të jetuar gjatë e për t’iu përcjellë gjeneratave të reja.
‘Traid d’unio’ dhe “Still life” do të udhëtojnë mbrëmjen e 6 tetorit për në skenën e Prishtinës e në vijim drejt Serbisë për t’u shfaqur edhe për publikun serb, si pjese e turit ballkanik.
Top Channel