Përjashtimi nga Kuvendi, reagon Basha

05/10/2017 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përjashtimit të tij nga Kuvendi, me urdhër të kryetarit Gramoz Ruçi.

“Kur dhunohet fjala e lirë largohen dhunuesit jo opozita!”, ka deklaruar Basha në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Basha u përjashtua nga Ruçi pasi refuzoi të largohej nga foltorja e Kuvendit dhe pasi në mbështetje të tij u ngritën edhe deputetë të tjerë të opozitës.

Top Channel