
Marrëveshja politike e 18 majit për Partinë Demokratike nuk ekziston më. Lulzim Basha e konfirmoi në Top Story këtë të enjte.
Sokol Balla: Keni thënë që marrëveshja e 18 majit ka vdekur, do të thotë kjo se kërkoni një marrëveshje të re?
Lulzim Basha: Se çfarë kam thënë unë nuk është një parrullë politike. Po të thoja që marrëveshja është ende gjallë do të ishte një gënjeshtër për të gjithë shqiptarët.
Sokol Balla: Pala tjetër pretendon që marrëveshja vazhdon.
Lulzim Basha: Ky është cirk! Thelbi i marrëveshjes ishte që të bëheshin të gjitha përpjekjet për të garantuar votën e shqiptarëve. Deri para një jave e thonte vetëm opozita, si sot një javë e ka thënë OSBE/ODIHR. Dimensioni i shit-blerjes së votës u konstatua për herë të parë si një dimension masiv dhe sistematik në të gjithë Shqipërinë. Në rekomandimet prioritare të OSBE, i pari është reforma zgjedhore dhe i dyti masa kundër shit-blerjes së votës, presionit të administratës dhe aktivitetit kriminal në fushatë. Pra janë tre çështje që dominojnë raportin. Nga raporti nxjerrim që vota e 25 qershorit u ble, u dhunua dhe u tjetërsua.
Top Channel