“O kukull, projektligji për kinemanë do deformojë filmin duke futur video-lojëra”, Mevlan Shanaj përballet live me drejtorin e QK, Jorgji: Po flitet keq për njerëz që punojnë
Për artisten e dhjetëra roleve, emocionet dhe dashuria janë e pamasë në rolin më të ri që jeta i ka falur, atë të gjyshes.
Marjana Kondi foli në “Pasdite në Top Channel” për marrëdhënien e saj të ngushtë me mbesën e saj. Prej 21 muajsh Azia është dielli që ndriçon në shtëpinë e artistes. Takimet me të janë të shpeshta duke lënë mënjanë angazhimet e aktores.
Takimi i parë më mbesën është tek Pazari i Ri aty ku Azia kalon paraditet e saj me gjyshen nga babai.
Parku kombëtar i liqenit Artificial është edhe vendi më i përshtatshëm për fëmijët e vegjël, ndaj nën shoqërinë e njëra-tjetrës, koha kalon padyshim bukur dhe mes argëtimit.
Marrëdhënia e saj me mbesën është speciale, Marjana përpiqet t’i përshtatet dëshirave dhe kërkesave të së voglës, për t’ja bërë çastet sa më të lumtura.
Top Channel