Nadal avancon drejt titullit në Pekin

05/10/2017 00:00

Numri 1 i botës në tenisin e meshkujve, Rafael Nadal avancoi në çerekfinalet e turneut të Pekinit, pas fitores së lehtë ndaj Karen Kashanov në dy sete.

Sportisti spanjoll, që është në rrugë të mbarë për titullin e dytë në Kinë, synon gjithashtu që përmes pikëve të turneut të shtojë hendekun ndaj Roger Federer në renditjen e përgjithshme.

Zvicerani rikthehet në aksion javën e ardhshme, në Shangai.

Top Channel