Korrupsion për Olimpiadën e Rios, arrestime dhe akuza

05/10/2017 00:00

Policia braziliane arrestoi kreun e Komitetit Olimpik në këtë vend, pas akuzave për tentativë korrupsioni ndaj anëtarëve të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik.

Sipas hetuesve, Carlos Arthur Nuzman ndihmoi të shpërndahej një çek i dyshimtë prej dy milionë dollarësh, për të ndikuar në votimin që më pas zgjodhi Rio de Janeiron, si qytetin mikpritës të Lojërave Olimpike të 2016-s.

Pjesë e konspiracionit në Brazil janë dhe disa politikanë.

Top Channel