Aksident me vdekje në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren Një pjesë e vogël e turistëve që vizituan këtë vit jugun e vendit ndaluan në pikën turistike arkeologjike të Finiqit.
Të vendosura rreth 8 km larg Sarandës, rrënojat e qytetit antik që daton prej 234 para Krishtit, shtrihen në një sipërfaqe prej prej 150 ha.
Por, rruga deri atje nuk përshkohet nga autobusët, por vetëm nga makinat e vogla, të cilat më pas nuk kanë as vendparkim. Një biletë kushton 200 lekë dhe të ardhurat nuk konsiderohen të mjaftueshme.
Me fondet e Bashkimit Europian në Parkun e Finiqit u instaluan kamera termike pranë monumenteve kryesore si dhe sinjalistika për orientim.
Dritan Shabani, specialist i Zyrës së Monumenteve të Kulturës, shprehet: “Nga 150 vizitorë që ka pasur vjet, sivjet ka shkuar numri në 2000 vizitorë, kryesisht të huaj. Ka pasur rritje për shkak të investimit në infrastrukturë”.
Parku Arkeologjik i Fiiniqit u krijua në vitin 2005. I vendosur në një kodër 283 metra mbi nivelin e detit, me pozicion strategjik dhe me fushëpamje në të gjithë luginën, deri në Liqenin e Butrintit, qyteti antik ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të epokës kur u themelua.
Top Channel