
Partia Demokratike është dakord me propozimin e OSBE/ODIHR për depolitizimin e komisioneve zgjedhore, por vetëm në parim.
Lulzim Basha: Në parim po. Në praktikë çfarë do të thotë kjo? Kush janë apartiakët në Shqipëri? Administrata është në presion të tmerrshëm, mësuesit nën presion të tmerrshëm.
Sokol Balla: S’e di! Ndoshta bankierët, si në Angli.
Lulzim Basha: Mos flasim për efektet financiare që ka droga se edhe për ato ka raporte që tregojnë që sistemi financiar në Shqipëri ka rënë pre e pastrimit të parave të drogës, që është sot një sektor më i madh se punët publike.
Sokol Balla: Ju thoni që niveli i dytë i bankave, që quhet një sukses i Shqipërisë të viteve 2000, ka rënë pre e pastrimit të parave të krimit?
Lulzim Basha: Ne disponojmë informacione si opozitë që kanë nisur fajdet e baronëve të drogës dhe bizneset në gjendje katastrofike që janë, e kanë më kollaj të shkojnë tek peshkaqenët sesa të shkojnë tek sistemi bankar. Këtë e kam deklaruar më parë që paratë e drogës do të depërtojnë në ekonomi dhe në financat e shtetit. Sot me bankat shqiptare rivalizojnë peshkaqenët e fajdeve me paratë e drogës. Reformën zgjedhore e kemi shtruar për një arsye sot, që sa më shpejt të nisë puna për ngritjen e sistemit elektronik. Por kjo nuk mjafton. E para ndërgjegjësimi i çdo shqiptari, në veçanti i atyre që kanë qenë në presion të votojnë përkundrejt parave dhe kërcënimeve apo atyre që u kanë thënë rrini në shtëpi dhe mos votoni për t’iu bashkua atyre mbi 450 mijë vetëve që nuk iu përkulën krimit për t’u bërë bashkë. Nuk ka rrugë tjetër për ta ndalur këtë të keqe. Kjo është një e keqe që e ka burim tek politika. Është qeveria, është Edi Rama që u hapi derën këtyre. Krim të organizuar në Shqipëri ka patur gjithmonë. Ndryshimi sot është që kemi një shkëmbim favoresh mes politikës dhe krimit.
Top Channel