Berisha: Maxhorancën nuk e zë dhjetori, ka frikë të flasë

05/10/2017 00:00

Sali Berisha ka deklaruar para gazetarëve pas ndërprerjes së seancës se maxhorancën nuk e zë dhjetori në pushtet pasi ka frikë të flasë. Berisha tha se Ruçi po sjell në Kuvend metodat e vjetra hoxhiste të policisë.

“Kjo shumicë po tregon se dhjetori, siç e ka nis nga frika e tmerri nuk e zë. Çfarë po kërkon opozita aty? Po kërkon që ky komision në dritën dhe të raportit të OSBE ODIHR të bëjë një diskutim. Këta nuk duan diskutim, e mbyllin. Këta kanë frikë nga fjala. Gramoz Ruçi po fut në Parlament metodat e vjetra policore hoxhiste. E parlajmëroj në mënyrë serioze të heqë dorë se janë të patolerueshme”, tha z. Berisha.

Ish kryeministri vijoi më tej duke thënë se kreu i meduzës së krimit në Shqipëri është Edi Rama.  “Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar dhe kreu i meduzës është Edi Rama dhe çdo deklaratë që i devijon kësaj nuk e ndihmon luftën kundër krimit po përmkundrazi i jep strehë. Kryekumbar e Shqipërisë është Edi Rama”, tha më tej.

Top Channel