Të gjithë “duart” te Sanchez

04/10/2017 00:00

Pak ditë më parë, mediat italiane shkruan se në garë për Sanchez të Arsenalit është futur edhe Milani, i cili sipas tyre, ishte i gatshëm të paguante 80 milionë euro, ndërsa tani “Mirror” shkruan se lojtari mund të qëndrojë sërish në Londrën, por te rivalët e Arsenal.

Në listën e klubeve që e kërkojnë lojtarin nga Kili është futur edhe Chelsea i Conte-s.

“The Mirror” shkruan se tekniku italian nuk ka mbetur i kënaqur me lëvizjet në merkaton e verës dhe tashmë Sanches do të ishte një goditje e duhur për kampionët në fuqi të Premier League.

Në merkaton e verës, ishte PSG, City, por edhe Barcelona që insistuan për ta transferuar Sanchez, por në fund lojtari mbeti te Arsenal, megjithatë duket se nuk do të jetë edhe për shumë kohë te “topçinjtë”.

Top Channel