Saviçeviç: Panuçi do t’ja dalë

04/10/2017 00:00

Mungesat e lojtarëve nga kartonat dhe dëmtimet në prag të dy ndeshjeve të fundit eliminatore të Botërorit Rusi 2018, me Spanjën dhe Italinë, po shndërrohen në një sirenë alarmi për trajnerin Panuci.

Megjithatë situata për këto dy kundërshtarë asnjëherë nuk ka qenë e qetë apo e sigurt. Të gjithë janë të bindur se “kuqezinjëve” do t’u duhet një mrekulli për të marrë pikë në këto ndeshje dhe kështu e mendon madje edhe ish-ylli i futbollit europian dhe i Milanit, Dejan Saviçeviç.

“Fola pak edhe me Presidentin e federates tuaj Duka dhe po më tregonte për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria kundër Spanjes dhe Italisë. Do të jenë dy ndeshje shumë të vështira nisur edhe nga fakti që keni shumë mungesa për shkak dëmtimesh dhe kartonash. Mendoj se duhet të jeni me shumë fat që të arrinin të merrnin rezultat”, thotë Saviçeviç.
 
I pranishëm në Tiranë si President i Federates se Futbollit të Malit të Zi për të ndjekur përfaqësuesen në përballjen me Norvegjinë, Saviçeviç është i bindur se ish-shoku tij i skuadrës tek Milani, Kristian Panucci, do t’ja dalë.

“I uroj shumë fat Kristian Panuçit pasi është një miku im. Mendoj që ai do t’ja dalë të bëjë një puinë të mirë me përfaqësuesen tuaj. Ai është një njeri me shumë eksperiencë si futbollist dhe ka punuar zi zëvendës i Kapelos tek përfaqësuesja ruse. Për këtë mendoj që ka goxha eksperiencë për të bërë mirë”, u shpreh ai.

Top Channel