Masakra e Las Vegas, brenda dhomës nga qëlloi agresori (FOTO)

04/10/2017 00:00

Detaje të reja vazhdojnë të dalin në dritë nga masakra e së dielën në Las Vegas, ku agresori Stephen Paddock vrau 58 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë.

Foto të reja janë publikuar nga dhoma e hotelit, ku duket trupi i pajetë i autorit të kësaj ngjarje të tmerrshme, si dhe municionet e përdorura nga ai.

Autoritetet amerikane thanë se Paddock kishte instaluar dy kamera në korridor dhe një tek syri derës për të parë afrimin  forcave të rendit. Hetuesit amerikanë ende nuk kanë asnjë të re për sa i takon arsyeve që e shtynë 64-vjeçarin që të kryente masakrën, por nuk kanë dyshime se ai e kishte planifikuar në detajet më të vogla, me një saktësi të frikshme ushtarake.

FOTO GALERI
4/32

Top Channel