Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaci, nënshkroi marrëveshje me Fakultetin e Drejtësisë dhe të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës.

Sipas Këshillit të Ministrave, procesi i shkrimit të ligjeve është një nga mjetet më të rëndësishme për realizimin e një qeverisjeje të mirë dhe të bazuar në parimet e shtetit të së drejtës.

Nëpërmjet nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, synon përthithjen e ekspertizës më të mirë, përfshirë atë akademike dhe shkencore, në procesin e hartimit të politikave dhe shkrimin e ligjeve në mënyrë të qartë, të thjeshtë, pasqyruese besnike të vullnetit të shoqërisë dhe të kuptueshme për qytetarët.

Top Channel