LSI, Vasili: Koncesionet, praktikë negative

04/10/2017 11:40

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cilësoi koncesionet si “praktikë negative dhe dëmsjellëse”.

“Ky shqetësim na ka shoqëruar për një kohë të gjatë. Si grup parlamentar kemi propozuar me kohë një nismë ligjore për koncesionet, nismë që është bllokuar për një vit e gjysmë nga drejtuesit e Partisë Socialiste. Transparenca parlamentare që ne propozonim ishte në drejtim të kundërt të qëllimeve që koncesionet kanë”, tha Vasili.

“Histori të shëmtuara kemi me koncesionet në shëndetësi. FMN konfirmoi se janë rrezik domethënës dhe mund të bëjnë që borxhi publik të rritet dhe jo të ulet në 60% siç premtoi qeveria. FMN foli qartë edhe se projekti prej 1 miliard eurosh është lajm i zi për shqiptarët dhe i bardhë për pushtetarët”, shtoi Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA