
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me drejtorin Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, tha se fokus i bisedimeve ka qenë reformat ekonomike dhe publikimi i programit të IPA-së.
Ai më këtë rast ka uruar miratimin e kësaj marrëveshje nga ana e deputetëve të Kosovës sot në seancë, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, tha se BE është e gatshëm të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt reformave ekonomike dhe agjendën e integrimeve evropiane.
“Jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën në këtë rrugë. Kemi disktuar për reformat në ekonomi, në sistemin e edukimit, në administratën publike, dhe kemi mundësinë që përmes reformave të ndihmojmë programin e ekonomisë. Kemi folur për reformat evropianë, agjendën evropiane” ka thënë Danielsson.
I pyetur për liberalizimin e vizave, ai ka thënë se kriteret janë të qarta dhe se Komisioni Evropian do të bëjë hapa përpara sapo të mbyllen këto procese duke përfshirë edhe Demarkacionin me Malin e Zi.
Top Channel