Kombëtarja U19 nis Eliminatoret e Europianit 2018

03/10/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve nis këtë mesjavë rrugëtimin e saj në Eliminatoret e Europianit të vitit 2018, fushatë të cilën do ta zhvillojnë në Tiranë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani do të përballen fillimisht me Ukrainën, ndërkohë që më pas do të luajë me Malin e Zi e Norvegjinë. Në konferencën për shtyp, Bogdani theksoi se skuadra e tij në të 3 sfidat do të japë maksimumin e saj.

“Për këto 3 ndeshje kam bërë zgjedhjen më të mirë. Shpresoj që këta djem të luajnë sa më mirë në fushën e lojës dhe të japin maksimumin. Kam besim se do të dalim shumë mirë”, shprehet Bogdani.

Në konferencën për shtyp, ishte edhe kapiteni skuadrës përfaqësuese të 19 vjeçarëve, Rezart Rama, i cili theksoi se të gjithë janë gati për këto eliminatore.

“Në këto tre ndeshje duhet të lexosh sa më mirë skuadrën kundërshtare dhe më pas të veprosh. Ne kemi punuar shumë dhe jemi gati”, thotë Rezart Rama, futbollist i kombëtares U19.

Ndeshja mes Kombëtares shqiptare të U19 me Ukrainën do të luhet në “Selman Stërmasi” të mërkurën në orën 14:00.

Top Channel