Montella mund të punojë i qetë, Ancelotti: Do të pushoj 10 muaj

02/10/2017 00:00

Carlo Ancelotti në stolin e Milani? Jo, të paktën për një të ardhme të afërt. Jo vetëm për shkak se kuqezinjtë i dhanë besim të pakushtëzuar trajnerit aktual Montella, por edhe sepse ish-trajneri i Bayern e ka bërë të qartë tashmë të ardhmen e tij.

Ancelotti ka konfirmuar se do të pushojë ta paktën për 10 muajt e ardhshëm, duke mos marrë drejtimin e asnjë ekipi, pavarësisht ofertave të shumta drejt tij.

Për 58-vjeçarin u fol shumë se mund të shkonte te Milani, Roma, por edhe Kombëtarja e Italisë pas largimit nga Bayern, por tashmë ai e ka bërë të qartë të ardhmen e tij.

“Në 10 muajt e ardhshëm unë do të pushoj, nuk do të drejtoj asnjë skuadër këtë sezon”, tha Ancelotti nga Jeruzalemi ku ndodhet për një ndeshje bamirësie.

Top Channel