Kombëtarja humbet Strakoshën, vjen menjëherë Koliçi

02/10/2017 00:00

Thomas Strakosha ka shfaqur probleme muskulare dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Panucci, në dy përballjet ndaj Spanjës dhe Italisë.

Stafi mjekësor i kombëtaresh shqiptare i ka dhënë leje portierit të rikthehet në Itali dhe të nisë rehabilitimin pranë klubit të tij, Lazios. 

Për të zëvendësuar Strakoshën, menjëherë i është bashkuar kombëtares portieri i Kukësit, Enea Koliçi. 31 vjeçari është surprizuar kur ka marrë ftesën për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit dhe menjëherë është drejtuar hotelit për të qenë nën urdhrat e Panuccit.

Një ftesë e shumëdëshiruar pa diskutim, e madje dhe një ëndërr e bërë realitet për portierin e kampionëve të Shqipërisë, një ndër gardianët më të spikatur të Kategorisë Superiore sezonin e kaluar, i cili me paraqitjet e tij kishte fituar vlerësimin e publikut duke u kuotuar për një thirrje në kombëtare.

Top Channel