Brazili rikthehet te fitorja, Cunha dhe Vinicius mposhtin Haitin dhe afrojnë “Seleçaon” me fazën me eliminim direkt
Përplasja me Lance Stroll mund të sjellë pasoja në Japoni për Sebastian Vettel. Dyshohet se kambioja e makinës “SF70-H” mund të jetë shkatërruar. Një pjesë e saj është dërguar menjëherë në Maranello për analiza, e do të jenë specialistët që do të japin verdiktin përfundimtar.
E nëse ky verdikt do të jetë ai që nuk dëshirohet, Ferrari me numrin 5 do të jetë i detyruar ta ndryshojë kambion, e për këtë arsye edhe të penalizohet me 5 pozicione në radhën e nisjes, pavarësisht pozicionit që do të zërë gjermani Vettel në provat zyrtare në Suzuka.
Kambioja normalisht duron për 6 gara, ndërsa zëvendësohet pa penalitet nëse një pilot tërhiqet nga gara. Pikërisht ky është ngërçi, pasi Vettel e kaloi finishin në Çmimin e Madh të Malajzisë, pavarësisht se Ferrari i tij është transportuar me rimorkio.
Vendimi për penalizim apo jo, gjithsesi do të jetë në duart e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Top Channel