Tjetër fitore për Arsenal, vazhdon ngjitja

01/10/2017 00:00

Arsenal ka marrë një tjetër fitore në Premier League, duke mposhtur këtë herë 2-0 Brighton në “Emirates Stadium”.

Nga një gol për secilën pjesë i dhanë Arsenalit të Wenger 3 pikët e radhës. Në pjesën e parë shënoi Monreal, ndërsa menjëherë me nisjen e 45 minutave të dyta ishte Iwobi që vulosi suksesin e “topçinjve”.

Me këtë sukses, Arsenali ngjitet tashmë në vendin e pestë me 13 pikë, 6 më pak se dy skuadrat e Manchester, United dhe City.

Top Channel