Thaçi në SHBA, takim me Biden: Përjetësisht mirënjohës

01/10/2017 00:00

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me ish-zv.presidentin amerikan Joe Biden.

“Pata kënaqësinë ta takoj mikun tim dhe të Kosovës, ish-zv.presidentin Joe Biden. Në ditët tona më të vështira, Biden ishte zëri ynë. I tillë do të mbetet përgjithmonë”, ka thënë Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Thaçi është shprehur se Kosova dhe kosovarët do t’i jenë përjetësisht mirënjohës zotit Biden dhe familjes së tij.

“Me të cilën Kosova ka lidhje të veçantë, ashtu siç është e veçantë dhe e përjetshme miqësia e jonë me SHBA-në”, ka shtuar Thaçi.

Top Channel