Pas aksidentit, Aguero braktiset nga e dashura

01/10/2017 00:00

Kjo fundjavë nuk duket se ka qenë me fat për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero, i cili pasi theu brinjët në aksidentin e së premtes, me të gjitha gjasat ka mbetur edhe beqar.

Sipas “The Sun”, dy ditë pas aksidentit 29-vjeçari është lënë edhe nga e dashura e tij 31-vjeçarja Karina Tejeda.

E ndërsa Aguero merrte mjekim në spital, Tejeda postonte foto nga një festë me disa miq modelë në Argjentinë.

Tejeda, e njohur si princesha e vogël në shtetin latin, ka qenë në një marrëdhënie me sulmuesin e City prej 4 vitesh, por nuk duket se është trishtuar kur ka mësuar për aksidentin e Agueros.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel