Ferrari gjen problemin me motorin dhe vendos pjesë të reja

01/10/2017 00:00

Ferrari ka vendosur pjesë të reja në motorin e njëvendëshes së Sebastian Vettel pas problemeve me motorin që gjermani pati në provat zyrtare.

Mekanikët e skuderisë italiane zëvendësuan motorin në provat e treta të lira, por një problem me turbon bëri që Vettel të mos zhvillonte asnjë xhiro në provat zyrtare. Analizat e motorit treguan se problemi qëndronte te skapamentoja. Ky problem e kapi në befasi Ferrarin, pasi motori kishte punuar pa problem në Maranello.

Duke qenë se Vettel do të nisej nga vendi i fundit, Ferrari shfrytëzoi mundësinë për të vendosur pjesë të reja në motor, pasi penalizimet për diçka të tillë nuk do të ndikonin gjithsesi në pozicionin e gjermanit.

Top Channel