F1, Verstappen fiton në Malajzi. Vettel niset i fundit, përfundon i katërti

01/10/2017 10:40

Kur pritej dueli Ferrari-Mercedes, në garën e Malajzisë fiton Max Verstappen me Red Bull, duke regjistruar fitoren e tij të dytë në karrierë, por që në këtë sezon i jep shansin të festojë në mënyrën më të mirë të mundshme 20-vjetorin e lindjes.

Surprizat jo të mira për Ferrarin rishfaqen në start, kur Kimi Raikkonen nuk niset, ndërkohë që Ferrari tjetër i Sebastian Vettel ndodhej në fund. Një pistë krejtësisht e lirë për Lewis Hamilton në dukje, por makinat Red Bull pas tij ishin në një ditë shumë të mirë. Verstappen e parakalon shumë shpejtë liderin e Botërorit, duke e udhëhequr garën deri në fund i pashqetësuar, ndërkohë që nga prapavija Vettel dhuron spektakël duke parakaluar shumë shpejt këdo kishte përpara dhe në gjysmën e garës e gjen veten në vendin e katërt.

“Kokëkuqja” dhe piloti i tyre gjerman për pak menduan të arrinin edhe podiumin në një duel që zgjati disa xhiro me Daniel Ricardon e vendit të tretë, por gjithçka u bë e pamundur pasi gomat e Ferrarit çeduan dhe detyruan Sebastian Vettelin që të kënaqej me vendin e katërt, që i zbeh dukshëm shanset për titullin kampion.

Dhe megjtihatë, si për të mbyllur këtë fundjavë të zezë, makina Ferrari me numrin 5 as nuk mundi të shkojë vetë në bokse në fundin e garës, pasi Vettel u godit nga Lance Stroll në xhiron e përshëndetjes.

Gara e radhës e Formula 1 do të jetë Çmimi i Madh i Japonisë, pas vetëm një jave.

FOTO GALERI
5/6
Mekanikët e Ferrarit duke punuar me motorin e Kimi Raikkonen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA