Bayern ende nën “shock”, e ndal Hertha, 2 gola në 6 minuta

01/10/2017 00:00

Java e vështirë e Bayern Munchen vazhdoi edhe pas largimit të Ancelottit. Skuadra kampione e Bundesliga-s barazoi 2-2 ndaj Herthas në një ndeshje ku dha përshtypjen se do të fitonte thellë, por shpërdoroi gjithçka.

Zgjedhjet e trajnerit Sagnol u dukën menjëherë të qarta. Që nga minuta e parë në fushë Riberiy, Robben, dhe Hummels, fajtorët e shkarkimit të Ancelottit. Bavarezët arritën të shënojnë dy herë me mbrojtësin Hummels dhe sulmuesin polak Lewandowski, para se një përgjigje elektrizuese e berlinezëve të rikthente baraspeshën.

Në vetëm 6 minuta, Duda dhe Kalu shënuan për Hertha duke i mohuar Sagnol, fitoren në debutimin si trajner i Bayern. Me këtë barazim Bayern shkon në kuotën e 14 pikëve dhe i bashkohet Hoffenheim në vendin e dytë, ndërsa ndjek Dortmundin me 5 pikë. Barazimi pati edhe faturën e tij të dëmtimeve, me Ribery, që la fushën për një problem në gju.

Top Channel