Rrëzohet barriera, plagosen disa tifozë gjatë ndeshjes Amiens-Lille (Foto)

30/09/2017 00:00

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes së kampionatit francez, mes Amiens dhe Lille, ku një nga barrierat që pengon futjen e tifozëve në fushë, është rrëzuar dhe ka shkaktuar disa të plagosur.

Të paktën tre persona janë të plagosur rëndë dhe rreth 18 të tjera kanë dëmtime të lehta nga rrëzimi i barrierës, gjatë momentit që tifozët e Lille ishin afruar aty për të festuar golin e shënuar nga ekipi i tyre.

Pas një takimi sigurie, u vendos që ndeshja të mos vazhdonte të luhej dhe të evakuoheshin të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në stadium.

Ndeshjet mes Amiens dhe Lille cilësohen edhe si derbi dhe ngajllin interes të madh, pasi dy qytetet janë rreth 60 milje larg njëra-tjetrës.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel