PSG luan ‘tenis’, zgjidhet dilema e gjuajtësit të penalltive

30/09/2017 00:00

Pas fitores 3-0 ndaj Bayern Munich, në Champions league, PSG ka shkatërruar Bordonë me rezultatin 6-2, në takimin e zhvilluar në ‘Parc des Princes’.

Ekipi i Emery e nisi vrullshëm takimin dhe zgjidhi gjithçka në pjesën e parë, duke shënuar plot pesë herë dhe pësuar vetëm 1. Dy herë Neymar, Cavani, Meunier dhe Draxler shënuan në pjesën e parë për vendasit, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, ishte radha e Mbappe të shkruante emrin në listën e golshënuesve.

Bordo u tregua e pafuqishme përballë sulmit vrasës të kryeqytetasve, por gjithsesi arriti të shënojë dy gola.

Në këtë takim, krahas konfirmimit të formës së shkëlqyer të PSG-së, u zgjidh edhe dilema e gjuajtësit të penalltive, çështje që shkaktoi polemika mes neymar dhe Cavanit, në takimin ndaj Lyon.

Sot braziliani gjuajti 11 metërshin dhe pasi e dërgoi në rrjetë, mori edhe përqafimet e sulmuesit uruguajan, që mesa duket ka pranuar qetësisht vendimin e klubit.

Pas tetë javëve, PSG kryeson kampionatin francez me 22 pikë, tre më tepër se Monaco e vendit të dytë. 

Top Channel