Humbje fatale e Chelsea, tani 6 pikë larg kreut

30/09/2017 00:00

Manchester City i kundërpërgjigjet United-it, duke mposhtur me rezultatin 0-1 Chelsean në Londër, në atë që ishte kryendeshja e kësaj jave të  Premiere League.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte hodhi një hap që mund të rezultojë fatal në luftën për të mbrojtur titullin kampion, pasi tani e shikon veten gjashtë pikë larg kreut të tabelës.

Pjesa e parë ishte mjaft e bukur dhe e luftuar nga të dy ekipet, por u mbyll me rrjeta të paprekura, kjo edhe për meritë të portierëve.

Në minutën e 35, Antonio Conte u detyrua të largojë nga fusha e lojës Alvaro Moratën e dëmtuar, për ta zëvendësuar me brazilianin ëilliams.

Skuadra e Guardiolës kaloi në avantazh në minutën e 67, me anë të belgut De Bruyne, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të sulmuesit brazilian Gabriel Jesus.

Minutat e mbetura sollën shumë raste për të dy ekipet, por topi nuk përfundoi në rrjetën e asnjërës prej portave dhe ekipi i Guardiolës iu gëzua tre pikëve në transfertën ndaj njërit prej rivalëve direkt në luftën për titull.

Pas shtatë javëve të para, Premiere League kryesohet nga dy ekipet e Manchesterit, me nga 19 pikë, ndërsa në vend të tretë renditet Tottenham me 14. Chelsea mban momentalisht vendin e katërt me 13 pikë, por mund të parakalohet nga Liverpool e Arsenal, që luajnë nesër.

Top Channel